Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbrojtja e Thaçit dorëzon zyrtarisht apelimin/ Edhe 60 ditë për dorëzimin e argumentimit të plotë

schedule17:07 - 27 Nëntor, 2026

schedule 17:07 - 27 Nëntor, 2026

Vendimi i 16 shtatorit për katër ish krerët e uçk do të apelohet. Mbrojtja e Thacit dhe të tjerëve kishte kohë 30 ditë nga dhënia e vendimit për ta apeluar.(16 tetori)
Për shkak të volumit të madh të dosjes dhe aktgjykimit ata kërkuan kohë shtesë, duke bërë 27 nëntorin datën e fundit.

Sot ata njoftojnë zyrtarisht se vendimi apelohet dhe dorëzojnë pikat kryesore të kundërshtimit. Nga sot nis edhe rrjedhja e afatit 60 ditor për të dorëzuar apelimin e plotë.

Në vendimin e shkallës së parë, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vite burgim, Kadri Veseli me 18 vite, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vite burgim.



Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata e Apelit ka disa mundësi: të lërë në fuqi aktgjykimin, ta ndryshojë ose ta anulojë atë, si dhe të urdhërojë rigjykim.
Nëse palët nuk pajtohen edhe me vendimin e Gjykatës së Apelit, ato mund t’i drejtohen më tej Gjykatës Supreme dhe Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!