Manchester City është në pritje të mësojë penalizimet, pasi u shpall fajtor për të gjitha akuzat që lidhen me shkelje të rënda të rregullave financiare të Premier Ligës gjatë një periudhe prej nëntë sezonesh, si dhe për shumicën e akuzave që kanë të bëjnë me dështimin për të bashkëpunuar në hetimin e ligës.
Klubi i ka mohuar gjithmonë akuzat dhe ka paraqitur një ankesë të menjëhershme pas lajmit tronditës të muajit shtator. Ekziston frika se City mund të përballet me një zbritje të konsiderueshme pikësh, çka do të garantonte rënien nga kategoria si dhe me gjoba të majme.
Por “Cityzens” mund të kenë pasoja edhe më të rënda në një të ardhme më të largët. BBC raporton se disa klube të Premier Ligës kërkojnë që pronarët sheikë nga Abi Dhabi të Manchester City të largohen përfundimisht nga skena e futbollit anglez si një ndëshkim shtesë.
Rregullatori i Pavarur i Futbollitka autoritetin t’i largojë drejtuesit e një klubi në raste ekstreme apo edhe të detyrojë shitjen e tij. Figura kryesore e Manchester City është Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan, ndërsa nën drejtimin e tij, klubi ka investuar miliarda paund që nga blerja e klubit në vitin 2008.
Por hetimet konstatuan se City kishte fshehur gati 900 milionë paund përmes marrëveshjeve tregtare “fiktive” gjatë periudhës nga viti 2009 deri në vitin 2018. Pikërisht për këtë akuzë, klubi u shpall fajtor dhe pritet që vendimi përfundimtar për dënimin pritet të merret në fillim të viti të ardhshëm./abcnews.al


