Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Je ti, dhe 27 të tjerë në anën tjetër”, Rama: Anëtarësimi në BE nuk është si një arsimim me një datë të përcaktuar

schedule12:52 - 27 Nëntor, 2026

schedule 12:52 - 27 Nëntor, 2026

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, komentoi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke theksuar se ai nuk mund të lidhet me një datë të paracaktuar, pasi kërkon dakordësinë e të gjitha vendeve anëtare.

Gjatë fjalës së tij, Rama e krahasoi procesin me një rrugëtim që nuk përfundon automatikisht me përmbushjen e detyrave nga vendi kandidat, pasi në çdo fazë nevojitet miratimi i 27 shteteve anëtare.

Megjithatë, Rama në konferencë për shtyp me komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos, pohoi se Shqipëria është e vendosur për të përmbushur këtë misionin historik duke realizuar detyrimet e kërkuara.



“Anëtarësimi në BE nuk është si një arsimim me një datë të përcaktuar, ku ti shkon në shkollë, mbaron gjimnazin, pastaj hyn në universitet, e përfundon atë dhe merr diplomën, gjithmonë nëse i bën siç duhet detyrat.

Anëtarësimi në BE nuk ka një datë të përcaktuar. Nuk ka pasur një datë për askënd, sepse, nga njëra anë je ti dhe, nga ana tjetër, janë 27 vende të tjera, të cilat duhet të bien dakord në çdo fazë të procesit, pavarësisht nëse ti i ke bërë apo jo detyrat.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!