Kaos në Batumi të Gjeorgjisë, gjatë ndeshjes në Ligën e Evropës, mes Beshiktashit dhe Hapoel Ber Sheva.
Sfida u ndërpre në minutën e 25-të të pjesës së pare, pas një ndërhyrjeje të ashpër të policisë gjeorgjiane ndaj tifozëve turq.
Tensionet ishin të larta që para fillimit të takimit, pasi UEFA u detyrua ta zhvendoste ndeshjen në një terren neutral, duke qenë se klubet izraelite nuk mund të luajnë në territorin turk.
Më pas problmet u transferuan në tribuna, kur tifozët e Beshiktashit shpalosën një flamur të Palestinës.
Gjithçka kulmoi me përplasjen e ashpër që solli ndërprerjen e lojës për gati 30 minuta.
Federata turke ka reaguar ashpër, ndërsa pritet që kjo ngjarje të kalojë vijat e fushës së futbollit.



