Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gratë afgane, “plaka” ose “dhi”/ Urdhri i qeverisë talebane: Pa emra të veçantë në dokumenta

schedule15:56 - 26 Nëntor, 2026

schedule 15:56 - 26 Nëntor, 2026

Dhi dhe Bibi! Këta janë dy emrat e vetëm që do të kenë gratë në veri të Afganistanit.

Autoritetet talebane kanë urdhëruar heqjen e emrave të tyre nga dokumentet zyrtare dhe ato shëndetësore, një fyerje zyrtare tashmë për të gjitha gratë në Afganistan.

Sipas udhëzimit të ri, emrat e grave duhet të zëvendësohen me termin “Bibi” ose “Dhi”.



Në bazë të këtij urdhri, punonjësit e administratës publike dhe personeli shëndetësor nuk duhet t’i identifikojnë më gratë me emrat e tyre, por të përdorin përcaktimin e përgjithshëm “Bibi” dhe “Dhi”.

Kjo praktikë ka shkaktuar kundërshtime mes aktivistëve për të drejtat e grave, të cilët e konsiderojnë atë një përpjekje për të zhdukur identitetin individual të grave dhe për t’i reduktuar ato në një emërtim të vetëm.

Heqja e emrave nga dokumentet zyrtare vjen në një kohë kur gratë afgane përballen me kufizime të shumta që prej rikthimit të talebanëve në pushtet, në gusht të vitit 2021.

Atyre u është mohuar e drejta për të vijuar arsimin e mesëm dhe universitar, ndërsa mundësitë për punësim dhe pjesëmarrje në jetën publike janë kufizuar ndjeshëm.

Një ndryshim i rëndësishëm u arrit në vitin 2020, kur një fushatë për të drejtat e grave mundësoi përfshirjen vullnetare të emrave të nënave në disa dokumente zyrtare, mes tyre edhe në certifikatat e lindjes së fëmijëve.

Urdhri i fundit shihet si një kthim pas në këtë drejtim dhe si një tjetër goditje ndaj përpjekjeve për njohjen e identitetit dhe të drejtave themelore të grave afgane.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!