Pesë persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur pas një sulmi me dron në rajonin Zaporizhzhia të Ukrainës.
Yevgeny Balitsky, guvernatori i rajonit i emëruar nga Rusia, raportoi se sulmi ndodhi në një parking, shkruan Sky News.
Zaporizhzhia është një nga katër rajonet ukrainase që Rusia pretendoi se i aneksoi në vitin 2022.
Rajoni ka përjetuar sulme të përsëritura që kur Rusia nisi pushtimin e saj.
Të dyja palët kanë raportuar rregullisht sulme me dronë që synojnë vendet ushtarake dhe të infrastrukturës, si dhe zonat pranë popullatës civile./abcnews.al



