Policia e Korçës ka zbardhur ngjarjen ku mbeti i plagosur 30-vjeçari Anxhelo Brisku.
Sipas burimeve, Brisku dyshohet se është prezantuar si punonjës policie në një lokal në fshatin Zvezdë të Maliqit, ku ka goditur me sende të forta 35-vjeçarin I.M. Ky i fundit dyshohet se e ka plagosur me thikë.
35-vjeçari është shoqëruar në komisariat, ndërsa Brisku është shpallur në kërkim për deklarim të rremë lidhur me rrethanat e ngjarjes.
Në kërkim është shpallur edhe një 30-vjeçar, dëshmitar i konfliktit, për moskallëzim krimi.



