Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ramës nuk i duhet Veliaj apo Spiropali”, pedagogu: Lëvizja MJAFT freskoi PS-në asokohe

schedule20:54 - 25 Nëntor, 2026

schedule 20:54 - 25 Nëntor, 2026

Pedagogu Klementin Mile u shpreh se lëvizja MJAFT, në njëfarë kuptimi, e freskoi PS në atë kohë, duke shërbyer si një urë lidhëse mes Ramës dhe ndërkombëtarëve.

Sipas tij, Rama sot ka fituar autonomi politike dhe nuk ka më nevojë për figura si Veliaj dhe Spiropali.

Mile theksoi se, nëse akuzat ndaj tyre për kundërshti apo organizim protestash janë të vërteta, Rama po vepron në funksion të ruajtjes së pushtetit të tij dhe të PS-së, duke bërë një gjykim serioz politik.



“Vlerësimi është i përzier. Ne përmendëm disa shembuj pozitivë dhe të një lloj katapultimi me meritë. Në një farë kuptimi, ‘MJAFT’ e freskoi PS-në në atë kohë. KOPI nuk u ngrit kurrë kundër PD-së. MJAFT  ka shërbyer për Ramën, mbi të gjitha, si një lloj lidhjeje për më mirë.

MJAFT ishte një organizatë e sapokrijuar dhe merrte financime të jashtëzakonshme. Ishte një projekt ambicioz. Ishte një urë që u ngrit në mënyrë solide dhe të përkrahur, e cila lidhte Ramën dhe PS-në me një komunitet ndërkombëtar që e dëshironte këtë gjë.

Rama nuk ka më nevojë për këtë për të bërë bisedat e veta me komunitetin ndërkombëtar dhe sponsorët. Rama ka fituar një lloj autonomie. Nuk ka nevojë për Veliajn, Spiropalin; mund të bëjë pa ta.

Nëse janë të vërteta akuzat që kanë dalë kundër tyre dhe organizohen protesta, Rama po luan për pushtetin e vet dhe të PS-së dhe ka një gjykim politik serioz.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!