Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Sistemi po lufton korrupsionin”/ Rama nga Brukseli: Arsye pse Shqipëria duhet të konsiderohet vend kandidat shumë serioz

schedule18:31 - 25 Nëntor, 2026

schedule 18:31 - 25 Nëntor, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Brukseli se Shqipëria duhet të konsiderohet si një vend kandidat shumë serioz, pasi sistemi në vend po lufton korrupsionin.

Përpara nisjes së Samitit BE-Ballkani Perëndimor, Rama u shpreh për mediat se më parë, Shqipëria shihej si një vend ku ishte ngulitur kultura e pandëshkueshmërisë.

Kreu i qeverisë nënvizoi se në Shqipëri, nuk ka askënd mbi ligjin.



“Ajo që Shqipëria po bën kundër korrupsionit është e pashembullt në rajon dhe kjo është pikërisht arsyeja precize përse Shqipëria duhet të konsiderohet një vend shumë, shumë serioz kandidat. Nëse deri jo shumë kohë më parë Shqipëria gjithmonë shihej si një vend ku ishte ngulitur kultura e pandëshkueshmërisë ishte ngritur dhe ku korrupsioni ishte vetë sistemi, sot Shqipëria është një vend ku sistemi po lufton tej mase korrupsionin. Gjithçka duhet të kalojë përmes procesit të rregullt ligjor, por është shumë e qartë se në Shqipëri nuk ka më askënd mbi ligjin. Dhe pikërisht kjo është arsyeja përse Shqipëria duhet të shihet me një sy shumë pozitiv”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!