Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrëfehet këngëtarja Ledi Vokshi: Nga humbja më e dhimbshme, te forca për të ngritur gratë e tjera!

schedule13:28 - 25 Nëntor, 2026

schedule 13:28 - 25 Nëntor, 2026

Ledi Vokshi Marcelino është një grua që ka ditur t’i kthejë sfidat e jetës në forcë, ambicie dhe dëshirë për të ndihmuar të tjerët. Këngëtarja nga Durrësi, e cila prej vitesh jeton dhe ndërton karrierën e saj mes Amerikës dhe Shqipërisë, sot ka zgjedhur të jetë një zë mbështetës për gratë që kërkojnë pavarësi dhe sukses. Përmes rrjetit të saj të fuqizimit të grave, si dhe këshillave për zhvillimin personal dhe profesional, ajo i ndihmon vajzat dhe gratë të besojnë te vetja dhe të ndërtojnë biznesin e tyre.

Së bashku me bashkëshortin, Luis, është bashkëthemeluese e kompanisë “Voltek IT”, të krijuar në SHBA në vitin 2019, e cila ndihmon bizneset të automatizojnë proceset dhe të përqafojnë teknologjinë dhe inteligjencën artificiale. Ndërsa Luis sjell mbi 24 vite përvojë në teknologji, Ledi kontribuon me ekspertizën në zhvillimin e biznesit, pozicionimin e markave dhe partneritetet strategjike. Por përtej sipërmarrjes dhe angazhimeve të shumta, ajo ka edhe një lidhje të veçantë me vendlindjen. Së fundmi ka blerë shtëpinë ku është lindur dhe rritur në Durrës, duke përmbushur një dëshirë të hershme dhe duke rikthyer në jetën e saj një pjesë të kujtimeve më të çmuara. Një blerje që për të ka edhe një domethënie tjetër: është shtëpia e parë që ka mundur ta blejë me punën dhe përpjekjet e saj.

Por ky vit i ka rezervuar edhe një nga dhimbjet më të mëdha që mund të përjetojë një grua. Pas tre vitesh pritjeje, Ledi ishte më në fund në prag të përjetimit të një tjetër mrekullie: të bëhej sërish nënë. Për javë të tëra e mbajti të fshehtë shtatzëninë, duke ëndërruar momentin kur do ta ndante lajmin e bukur me ndjekësit e saj. Por gjithçka ndryshoi papritur. Përfundoi në spital, mes dhimbjes dhe pasigurisë, dhe pak kohë më vonë humbi fëmijën që kishte pritur aq gjatë.



Një humbje që la pas një boshllëk të madh dhe një dhimbje që nuk mund të përshkruhet lehtë me fjalë. Sot, Ledi zgjedh ta ndajë këtë përvojë me publikun, jo për të treguar se dhimbja është zhdukur, por për të dëshmuar se edhe në momentet më të vështira mund të gjesh forcën për të ecur përpara. Dhe mesazhi i saj më prekës i drejtohet pikërisht foshnjës që mbajti për pak kohë brenda vetes: “Të falënderoj për aq kohë sa jetove brenda meje!” Një rrëfim për ëndrrat, suksesin, mëmësinë, humbjen dhe forcën për të nisur sërish./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!