Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kërkoi shfuqizim të dënimit me burgim të përjetshëm/ Gjykata e Apelit pritet të vendosë më 2 dhjetor për Ruben Saraivën

schedule15:34 - 24 Nëntor, 2026

schedule 15:34 - 24 Nëntor, 2026

Prokuroria ka kërkuar lënien në fuqi të dënimit me burgim të përjetshëm për Ruben Saraivën, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje e ndodhur më 19 prill 2023 në Shëngjin.

Në përfundim të qëndrimit të saj në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, organi i akuzës ka kërkuar që të mos ndryshohet vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë në Lezhë, e cila e dënoi Saraivën me burgim të përjetshëm.

Tashmë pritet që Gjykata e Apelit të shprehet për çështjen, më datën 2 dhjetor.



Autori i vrasjes së Nikulajt, Ruben Saraivën, është dënuar me burg të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë, vendim të cilin portugezi e çoi në Apel dhe kërkoi shfuqizimin e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!