Serbia nuk do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që mbahet më 25 nëntor në Bruksel. Vendimi është konfirmuar nga Komisioni Evropian, ndërsa kreu i ri i Parlamentit serb ka shpjeguar edhe arsyet e mungesës.
Aleksander Çupiç një deklaratë për televizionin publik serb tha se ka refuzuar ftesën e presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, pasi Parlamenti serb ka ende çështje të pambyllura në axhendën e tij.
Çupiç e cilësoi të papërgjegjshme largimin nga Parlamenti në këtë moment, ndërsa shtoi se nuk do të ishte serioze të merrte pjesë në një takim kaq të rëndësishëm ndërkombëtar pa përgatitjen e nevojshme, pasi ka marrë detyrën vetëm pak ditë më parë.
Çupiç është njëkohësisht edhe ushtrues i detyrës së presidentit, ndërsa vendi duhet të zgjedhi edhe presidentin e ri me votë të drejtpërdrejt nga populli deri më 27 dhjetor 2026.
Ndërkohë, qeveria e re e Serbisë duhet të formohet brenda 90 ditëve nga konstituimi i Parlamentit të ri duke përllogaritur si afat fundor datën 15 shkurt 2027.
Nga ana tjetër, Brukseli ka përcjellë mesazhin se mbetet i gatshëm të bashkëpunojë me udhëheqjen e re serbe për të avancuar procesin e integrimit evropian dhe reformat e nevojshme.
Samiti i Brukselit do të fokusohet në perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, reformat, bashkëpunimin rajonal dhe sigurinë. Për të zgjedhurit e ri në Beograd, BE-ja nuk është prioritet i momentit./abcnews.al



