Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqiptarët e Champions/ Strakosha e Pilo priten sot në fushë në Ligën e Kampionëve

schedule12:52 - 24 Nëntor, 2026

schedule 12:52 - 24 Nëntor, 2026

Më në fund janë sërish bashkë. Tomas Strakosha dhe Stavro Pilo kanë udhëtuar bashkë me shokët në ndeshjen që AEK I Athinës do të luajë sonte në fushën e Komos në Ligën e Kampionëve.

Në orën 21:00, kampionët e Greqisë do të kenë një përballje tepër të vështirë në Apenine, në të cilën Komo jepet favorite absolute, por dyshja shqiptare nuk duket se do të ketë shumë druajtje.

Pilo ka qendër ndër më të mirët për AEK-un gjatë sezonit, madje me dy gola në Champions, një ndaj Realit të Madridit, dhe një tjetër në fushën e Mançester Sitit.



Po ashtu, ai ka qenë gjithmonë titullar për athinjonët.

Sa I takon Strakoshës, ai më në fund u rikthye në fushë pas një mungese të gjatë.

Luajti për herë të parë titullar në gati 3 muaj, ndërsa AEK fitoi 1-0 në fushën e Levadhiakosit në Superligën e Greqisë, e dëmtimi është I kaluar.

Portieri I kombëtares shqiptare ka qenë një nga pikat më të forta të kryeqytetasve kur ata fituan titullin sezonin e kaluar, dhe besohet se nuk do t’I duhet shumë që të kthehet në formën e zakonshme.

Edhe pse Komo pritet të fitojë, AEK e ka një shans edhe sepse italianët nuk kanë përvojë në Ligën e Kampionëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!