Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Aftësia për të nxjerrë mësim na dallon nga të tjerët”, Rama: Askush, asgjë, asnjëherë nuk na ndal!

schedule12:14 - 21 Nëntor, 2026

schedule 12:14 - 21 Nëntor, 2026

Në vijim të fjalës së tij në Asamblenë e PS-së për Tiranën, kryeministri Edi Rama ka pranuar gabimet dhe dobësitë e së kaluarës, duke i cilësuar ato si pjesë të një procesi nga i cili Partia Socialiste ka ditur të nxjerrë mësime dhe të ringrihet. Me një mesazh mobilizues për strukturat socialiste, Rama ka vendosur si objektiv rikthimin e Tiranës më 9 maj, duke e lidhur këtë sfidë politike me rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe vijimin e drejtimit të vendit nga PS-ja.

“Kemi bërë gabime, padiskutim. Kemi patur dobësi, padiskutim. Kemi bërë edhe faje për të cilat edhe jemi ndëshkuar, por ne kemi patur gjithmonë dicka që na ka dalluar, aftësinë për të nxjerrë mësim, për t’u ngritur dhe për të vazhduar përpara. Kemi dalë më të fortë nga tërmeti, nga pandemia, nga krizat e duart e mbrapshta, por edhe ata që kemi shkaktuar vetë.
Dolëm më të fortë se nuk u dorëzuam asnjëherë, edhe përballë situatave ku mbase të gjithë menduan se ishte fundi ynë.jemi përpjekur të kuptojmë cfarë duhet të bëjmë më mirë edhe pasi kemi fituar. Ne fillojmë të organizohemi sapo zgjedhjet mbarojnë. Fitorja nuk na pret ne, duhet marrë me avantazh ndaj kundështarëve. Sot kur dera e BE është më e hapur se kurrë, jemi këtu për të sigurara shqiptarët se ajo derë nuk mbyllet pa hyrë Shqipëria në të.

Në 9 maj kemi kryeqyetetin për tua rikthyer qytetarëve duke rivënë në lëvizje të plotë gjithë forcën tonë dhe më 9 maj, asgjë nuk është rastësi, flamuri i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit do valëvitet me flamurin e Europës. Do fitojmë për Tiranën dhe Shqipërinë dhe Tirana dhe Shqipëria fitojnë vetëm me PS në drejtimin e duhur. Me trëndafilin në dorë, kurajon në zemër dhe kthjellësinë ne mendje, askush, asgjë, asnjëherë ne nuk na ndal!” perfundoi Rama, fjalimin e tij.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!