Synimi i lojtarit të Cityt: Dua të luaj deri 43 vjeç, ja kush më frymëzon

schedule10:50 - 11 Janar, 2020

schedule 10:50 - 11 Janar, 2020

Dikur cilësohej si i vjetër një futbollist në moshën 30-vjeçare, ndërsa sot janë të shumtë ata që luftojnë dhe ia dalin të jenë në aktivitet edhe në moshën 40-vjeçare.

Fernandinho është një nga lojtarët më me eksperiencë te Manchester City dhe Pep Guardiola e vlerëson shumë. Kontrata e 34-vjeçarit me “Cityzens” përfundon në fund të këtij sezoni dhe trajneri spanjoll i ka kërkuar drejtuesve të klubit t’i ofrojnë rinovimin.

Braziliani nuk ka ndërmend të ndalet dhe beson se mosha 40-vjeçare do e gjejë akoma duke luajtur futboll. Gjithçka ka lidhje me gjendjen fizike, ndërsa frymëzimi i madh quhet Ze Roberto. Ish-anësori i njohur ofensiv u tërhoq para dy vitesh nga Palmeiras në moshën 43-vjeçare!

 

Ze Roberto

 

Një rekord fantastik dhe Fernandinho shpreson ta “kopjojë”. Në një prononcim për Sport360, lojtari i Cityt zbulon objektivin e tij të madh dhe përpiqet të mos i vërë vetes presion dhe limite.

Ka rëndësi dhe duhet të përpiqesh të jesh mirë fizikisht. Nuk po them që do ia dal të luaj deri në moshën 43-vjeçare, por e kemi një shembull. Flas për Ze Roberton. Ai ia ka dalë dhe është një frymëzim për mua. Nuk dua ta vendos veten në presion, por do të luaj të paktën deri në moshën 40 e ca vjeç“, thekson mesfushori i Manchester City. /abcnews.al

 

Fernandinho dhe Pep Guardiola