Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Takimi Trump-Putin-Xi në Kinë/ Elezi: Evropa duhej të ishte e përfaqësuar, SHBA ka në dorë zgjidhjen!

schedule21:43 - 18 Nëntor, 2026

schedule 21:43 - 18 Nëntor, 2026

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi ka komentuar takimin mes presidentit amerikan Donald Trump, presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit kinez Xi Jinping në Kinë, duke u ndalur te ndikimi i këtij takimi në sigurinë globale dhe roli i Evropës në zhvillimet ndërkombëtare.

Në emisionin “War Report” në ABC News, Elezi u shpreh se Evropa duhej të kishte një përfaqësim në këtë takim, por sipas tij, nuk ka ndërmarrë reformat e nevojshme për të garantuar praninë e saj në një tryezë të këtij niveli.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten një aktor vendimtar në proceset diplomatike dhe se presidenti Donald Trump ka në dispozicion instrumentet e nevojshme për të negociuar një zgjidhje të mundshme.



Më tej, eksperti iu referua edhe deklaratave të Trump për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje, duke theksuar se ajo mund të jetë më e favorshme nga sa e parashikojnë vendet evropiane.

“Sa i përket çështjes së sigurisë globale mund të themi që Evropa nuk kishte pareformuar mjaftueshëm për të garantuar prezencën e saj në një eveniment të tillë. Do të ishte e nevojshme përfaqësimi i Evropës në këtë takim në Kinë,. Por jam i bindur që presidenti i SHBA, ka të gjitha çështjet në duart e tij sa i përket një zgjidhje të mirë të mundshme.

Trump ka deklaruar se marrëveshja që do të jetë në tavolinë do të jetë më e mira se sa Evropianë e besojnë. SHBA përfaqëson edhe pjesën e Evropës dhe jam i bindur që në rast konkret delegacioni amerikan i ka të gjitha udhëzimet se si do të veprojë dhe do të përjashtojë të gjitha zhvillimet e rrezikshme”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!