Sipas kryeministrit Edi Rama, beteja e mazhorancës është rritja e ekonomisë së vendit, duke rritur investimet.
Në Kuvend, Rama deklaroi se do të miratohet programi i ri për strehimin, ku do të përfitojnë 10 mijë familje.
Lidhur me procesin e rindërtimit, kreu i qeverisë nënvizoi se ka pasur probleme në Tiranë, pasi kryetari i bashkisë ndodhet në burg prej 2 vitesh.
Rritjen e taksës për apartamentet bosh, Rama nuk e konsideroi qasje agresive ndaj pronës, por një ndihmesë që tregu i qerave të ketë ofertë më të gjerë.
“Kjo është beteja jonë, të rrisim ekonominë, duke vazhduar të rrisim investimet. Jam shumë i lehtësuar që parlamenti do kalojë ligjin për strehimin. Një ligj, që ne do të kemi transformim rrënjësor ndaj qasjes së strehimit. Flasim për strehimin e përballueshëm. Nuk mund ta pranojmë si normalitet, që një çift i ri, ku të dy punojnë, kontribuojnë me taksa, përpiqen ta shohin të ardhmen në Shqipëri, ta kenë gjithmonë e më vështirë të kenë një çati. Një qytet mund të bëhet më i shtrenjtë nga zhvillimi, por nuk mund të bëhet i paarritshëm për njerëzit që jetojnë aty. Prandaj duhet PS, prandaj duhemi ne në këtë mes. Këtu ka ulëritës profesionistë që bëjnë lekë në pallate pa leje. Nuk do ta bëjmë duke luftuar tregun e pasurive të paluajtshme. Njerëzit duhet ta dinë që nga taksat e atyre kullave, përfitimi është shumë i lartë dhe shkon për qytetin. 3 përqind shkon për strehimin. Janë 1 mijë familje që përfshihen në skemat e kredimit të lehtësuar. Në total 10 mijë familje do të përfitojnë nga kjo qasje e re për strehimin.
Nëse ka një proces rindërtimi për të qenë krenar, është ai i rindërtimit në Shqipëri. Kemi problem me rindërtimin në Bashkisë së Tiranës, sepse ka dy vjet pa kokë. Një shumë e madhe nuk është vënë në lëvizje. Nga ana tjetër, ne do të përfshijmë në këtë politikë, edhe zgjerimin e stokut të banesave që ndërtohet nga fondi i strehimit. Për të rritur taksën për apartamentet bosh, duke pasur parasysh ata që janë blerës të huaj. Regjimi i ri i taksimit për apartamente bosh, nuk është qasje agresive ndaj pronës, por për të ndikur përdorim dhe për të ndihmuar që tregu i qerave të ketë ofertë më të gjerë. Apartamentet e dyta janë një gjë, vilat në bregdet janë një gjë tjetër”, theksoi ai./abcnews.al



