Presidenti i Kosovës Hashim Thaci është takuar me homologun e tij serb Aleksandër Vucic në Davos, ku ndodhen si pjesëmarrës në forumin ekonomik botëror. Sipas një postimi në profilin e tij në Facebook, thaci konfirmoi se u fol për vazhdimin e dialogut mes dy vendeve.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, presidenti i Kosovës Hashim Thaci konfirmoi se ishte takuar me homologun serb Aleksandër Vucic. Të dy liderët ndodhen në davos në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror. Thaçi shtoi se mes tyre u bisedua për vazhdimin e dialogut e normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë dhe domosdoshmërinë në arritjen e një marrëveshjeje historike ndërmjet dy shteteve. Thaçi ndër të tjera shkruan se kjo është e vetmja mënyrë për ruajtjen e paqes dhe hapjen e perspektivës evropiane për gjithë Ballkanin Perëndimor.
Nga ana e tij Vuçiç konfirmoi gjithashtu takimin për mediat serbe duke shtuar se është e rëndësishm që të dyja palët të takohen dhe të bisedojnë për të ardhmen e popullit serb dhe shqiptar. Presidenti serb Vuçiç shtoi gjithashtu se palët duhet të jenë të vetëdijshme se nga ky dialog do të ketë patjetër pakënaqësi dhe secili do të luftojë për të marrë sa më shumë që mundet nga tjetri./abcnews.al