Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama takon Roberta Metsolën, Presidentja e PE: Shqipëria mund të mbështetet në përkrahjen tonë për anëtarësimin në BE

schedule18:40 - 16 Nëntor, 2026

schedule 18:40 - 16 Nëntor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, ku në fokus të diskutimeve ka qenë rrugëtimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Gjatë takimit, Metsola shprehu mbështetjen e Parlamentit Europian për procesin e zgjerimit dhe përgëzoi Shqipërinë për përparimin e bërë në këtë drejtim.

“Dua t’ju përgëzoj për përparimin që keni bërë në këtë proces. Siç e dini, ky Parlament është shumë, shumë mbështetës i zgjerimit. Prandaj është mirë që jeni këtu. Mund të mbështeteni në përkrahjen tonë në këtë drejtim”, u shpreh Roberta Metsola.



Takimi vjen në kuadër të përpjekjeve të Shqipërisë për avancimin e negociatave dhe përmbushjen e objektivit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!