Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tjetër “finale” në Berlin/ Të gjithë sytë në “Olympiastadion”, luhet Gjermani-Hollandë

schedule12:35 - 16 Nëntor, 2026

schedule 12:35 - 16 Nëntor, 2026

Liga e Kombeve vjen me një tjetër përballje gjigantësh. Sfida e fundit në grupin A2 mes Gjermanisë dhe Hollandës kthehet në një sfidë vendimtare për fatin e të dyja skuadrave në këtë turne.

Ky diskutim vlen më shumë për skuadrën e Jurgen Klopp, që në përpara tifozëve të saj në “Olympiastadion” duhet të fitojë me çdo kusht për të evituar dështimin.

Gjermanët renditen në vendin e tretë të grupit me tetë pikë, pas pesë ndeshjeve të luajtura. Përpara saj, me pikë të barabarta është Greqia, ndërsa Holanda kryeson me tre pikë më shumë.



Në këtë mënyrë, vendasve nuk iu bën punë asnjë rezultat tjetër përveçëse fitores.

Skadra e Klopp vjen në ndeshjen e fundit, pas suksesit 3-1 në transfertën e Serbisë, ndërsa trajneri pritet të mos bëjë shumë ndryshime në formacion. Lojtarët më me eksperiencë si Tah, Kimmich, Ëirtz dhe Havertz duhety të udhëheqin ata të rinj, përfshirë edhe Brajan Grudën. Futbollisti me origjinë shqiptare debutoi me gol në sfidën e luajtur në Beograd dhe pritet të zbresë sërish në fushë nga minuta e parë.

Ndryshe nga Gjermania, Hollandës I mjafton edhe barazimi për të vulosur vendin e parë në grup.

“Tulipanët” e drejtuar nga Xavi Hernandez zbresin në fushë me moralin lart pas fitores së ekzagjeruar 7-0 kundër Greqisë. Ky sukses i ka dhënë një dozë optimizmi holandezëve, që në ndeshjen e fundit kujtuan kohët e lavdishme me një futboll spektakolar.

Gjithsesi, Gjermania dhe aq më tepër në fushën e saj mbetet një “kockë e fortë”, ndërsa ka me vete edhe parashikimet si favorite për të fituar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!