Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arben Meçe: Berisha dhe Veliaj kanë bërë aleancë në grushtin e shtetit!

schedule15:36 - 14 Nëntor, 2026

schedule 15:36 - 14 Nëntor, 2026

Analisti Arben Meçe, në një intervistë në emisionin “News Hour” në ABC News, komentoi ftesën e kreut të PD-së, Sali Berisha, drejtuar Erion Veliajt, pasi ky i fundit u shkarkua nga kryeministri Edi Rama.

Meçe u shpreh kritik ndaj kësaj lëvizjeje, duke deklaruar se, sipas tij, Berisha dhe Veliaj kanë bërë aleancë në atë që ai e cilësoi si grusht shteti.

Duke komentuar edhe qëndrimet e Elisa Spiropalit ndaj zhvillimeve politike, analisti u shpreh se Berisha e ka të qartë pozicionin e saj, ndërsa ftesën drejtuar Veliajt e konsideroi një përpjekje për të krijuar diversion politik.



“Spiropali edhe pse ka qenë në konflikt të hapur me Ramën, në Parlament ka mbajtur qëndrime të ashpra ndaj Berishës dhe është shprehur se edhe pse ngre debate në PS, nuk shkëputet nga PS dhe se armik politik i saj është Berisha dhe jo Rama. Në këtë kuadër Berisha e ka të qartë. Kur vijmë tani te Veliaj. Më bindëse në këtë argument është fakti që Berisha është diversionist dhe tenton të prodhojë diversion, po Berisha dhe Veliaj e kanë bërë aleancë e tyre në grushtin e shtetit dhe ato që kanë ndodhur. Por praktikisht ajo ka dështuar”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!