Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkodër/ Arrestohet 52-vjeçari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar

schedule12:04 - 13 Nëntor, 2026

schedule 12:04 - 13 Nëntor, 2026

52-vjeçari malazez u kap në fshatin Zogaj, pranë kufirit me Malin e Zi. Akuzohet nga autoritetet malazeze për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik narkotikësh.

SHKODËR – Një 52-vjeçar malazez, i identifikuar si Aleksandar Sekulić, është arrestuar në fshatin Zogaj, në Shkodër, gjatë operacionit të koduar “Zogaj”, të finalizuar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Sekulić ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Podgorica, pasi Gjykata e Podgoricës, me vendimin e datës 27 nëntor 2023, kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.



Ai akuzohet nga autoritetet malazeze si pjesëtar i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Arrestimi i tij u krye në afërsi të kufirit me Malin e Zi, me qëllim ekstradimin drejt këtij shteti.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet malazeze, po vijon procedurat për ekstradimin e 52-vjeçarit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!