Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inteligjenca Artificiale krijon probleme në Parlamentin Evropian, shtohen amendamentet dhe zbulohen referenca në ligje që nuk ekzistojnë

schedule11:12 - 13 Nëntor, 2026

schedule 11:12 - 13 Nëntor, 2026

Përdorimi në rritje i Inteligjencës Artificiale (IA) po krijon vështirësi në institucionet e Bashkimit Evropian, pavarësisht ambicies së Brukselit për të qenë në krye të rregullimit të kësaj teknologjie.

Sipas portalit “Reporter”, një nga institucionet që po përballet me pasojat e këtij fenomeni është Parlamenti Evropian, ku përdorimi i IA-së për hartimin e amendamenteve ka shkaktuar një rritje të ndjeshme të dokumenteve dhe kërkesave që duhet të shqyrtohen.

Sekretari i Përgjithshëm i Parlamentit Evropian, Alessandro Ciocchetti, ka paralajmëruar se përdorimi i Inteligjencës Artificiale ka sjellë rritje të numrit të amendamenteve, pyetjeve me gojë drejtuar Komisionit Evropian, peticioneve dhe kërkesave për akses në dokumente.



Edhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka tërhequr vëmendjen për këtë çështje, duke theksuar se hartimi i amendamenteve përmes Inteligjencës Artificiale nuk mund të zëvendësojë debatin konstruktiv mes kolegëve.

Probleme janë raportuar edhe në procesin e përkthimit të dokumenteve. Përkthyesit e Parlamentit Evropian, të cilët përshtatin amendamentet dhe tekstet ligjore në 24 gjuhët zyrtare, kanë konstatuar raste të të ashtuquajturave “halucinacione” të Inteligjencës Artificiale.

Bëhet fjalë për referenca ndaj ligjeve që nuk ekzistojnë, të cilat janë përfshirë në tekste ligjore të hartuara nga përfaqësues të Parlamentit Evropian.

Sipas raportimit, këto raste kanë nxjerrë në pah sfidat që sjell përdorimi i pakontrolluar i IA-së në proceset institucionale, veçanërisht kur bëhet fjalë për hartimin dhe verifikimin e dokumenteve me përmbajtje ligjore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!