Shkrumbohet shtëpia në Shkup, humbin jetën dy fëmijë

schedule19:24 - 10 Janar, 2020

schedule 19:24 - 10 Janar, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Maqedoninë e Veriut, ku si pasojë e një zjarri që ka rënë në një banesë kanë humbur jetën fëmijë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen e Shuto Orizarit, në Shkup. Sipas Ministrisë së Brendshme, zjarri shpërtheu në një shtëpi në rrugën “Brsjacka Buna”, i cili u përhap në tre shtëpi të tjera.

Si pasojë e përhapjes me shpejtësi të flakëve kanë humbur jetën dy nga katër fëmijët e familjes. Viktimat e kësaj ngjarje të rëndë janë djalë dhe një vajzë, të moshës 3 dhe 1.5 vjeçe.

Dyshohet se zjarri ishte shkaktuar nga instalimi elektrik.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!