Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shënojnë Cake dhe Tuci/ Mbrojtësi i qendrës festoi me gol ftesën e tij në Kombëtare

schedule12:33 - 9 Nëntor, 2026

schedule 12:33 - 9 Nëntor, 2026

Ishte mënyra e duhur për të festuar. Klinsman Cake e kremtoi me gol rikthimin në grumbullimin e kombëtares shqiptare, duke qenë edhe rrjetë me peshë të madhe.

Mbrojtësi i qendrës, i thirrur përsëri nga trajneri Rolando Maran për ndeshjet e Ligës së Kombeve, realizoi goditjen e vetme të saktë në ndeshjen e skuadrës së tij, Ahmat, në Premier Ligën e Rusisë.

Në sfidën në Grozni të Çeçenisë kundër rivalit moskovit, Rodina, Cake tundi rrjetën në minutën e 34-ët, për rezultatin përfundimtar 1-0. Ky ishte goli i tij i parë në këtë sezon të kampionatit rus, ndërsa ka qenë gjithmonë titullar standard për Ahmatin, madje duke luajtur 100 për qind të minutave.



Festë edhe për Indrit Tucin në Slloveni, edhe pse jo fitore. Sulmuesi 26-vjeçar nga Lezha, realizoi në barazimin 1-1 që Olimpija e Ljubljanës arriti në fushën e rivalit Nafta të Lendavës.

Madje, shqiptari kaloi kryeqytetasit në epërsi në 38’, ndonëse ata nuk arritën ta mbanin avantazhin deri në fund, duke u goditur pas pushimit.

Ky ishte goli i pestë i Tucit në Ligën e Parë të Sllovenisë, në 10 ndeshje të luajtura, dhe I dyti radhazi, ndonëse Olimpija ka nisur të mbetet prapa rivalëve, pasi ka 23 pikë pas 15 javësh, ndaj 29 të kryesuesit Koper./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!