Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga Dibra në SHBA me byrekun e Ijes/ Drita homemade, dibrania që e ktheu dashurinë për gatimin në sukses

schedule11:41 - 9 Nëntor, 2026

schedule 11:41 - 9 Nëntor, 2026

Nga Peshkopia në Bulqizë, e më pas drejt Amerikës, historia e Drita Dema Borovës është një rrugëtim force, dashurie dhe përkushtimi. Në moshën 18-vjeçare, në vitin 1997, ajo u largua nga Shqipëria, shtatzënë dhe me një jetë të re përpara.

Sot, pas 25 vitesh në Amerikë, Drita ka ndërtuar një familje të madhe me katër fëmijë, të cilët janë motivimi i saj më i madh. Por përtej rolit të nënës, ajo ka gjetur një tjetër mënyrë për të ruajtur rrënjët e saj shqiptare: kuzhinën tradicionale. Pasioni për gatimin nisi që në fëmijëri, kur byrekun e parë e përgatiti në klasën e pestë, por pa kripë! Një gabim i vogël që, pa e ditur, do të bëhej fillimi i një historie të madhe.

Drita ishte ndër të parat që ndau gatimet e saj në Instagram, duke hapur dyert e kuzhinës për mijëra njerëz. Aty, recetat nuk janë thjesht ushqime, por kujtime të fëmijërisë dhe tradita që ajo dëshiron t’ua përcjellë fëmijëve të saj. Pushimet në Grezhdan, pranë nanës dhe gjyshit, mbeten një nga kujtimet më të bukura të saj.



Aromat dhe shijet e atyre viteve sot rikthehen në çdo gatim që përgatit me dashuri. Gjatë pandemisë, Drita e çoi pasionin një hap më tej, duke hapur lokalin “Drita’s Homemade”. E mbajti për dy vite e gjysmë, por puna 24 orë në ditë e bëri të kuptonte se nuk mund ta përballonte e vetme.

Sot, ajo vijon të gatuajë për klientët e saj, njësoj si për familjen, me porosi që mbajnë shijen e shtëpisë. Bakllava, sheqerpare, trahana e gatime tradicionale janë pjesë e përditshmërisë së saj.
Në çdo tepsi, në çdo petë dhe në çdo ëmbëlsirë, Drita përcjell një mesazh të thjeshtë: tradita ruhet me dashuri. Një vajzë nga Dibra, që përmes kuzhinës është bërë zemra e shumë shtëpive shqiptare në Amerikë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!