Buxheti për vitin 2027 ka si objektiv përmbushjen e detyrimeve në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian. Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, tha se investimet do të përqendrohen kryesisht në infrastrukturë, strehim dhe mbështetjen e pensionistëve.
Për të përmirësuar skemën e pensioneve, në vëmendje do të jetë formalizimi i tregut të punës dhe zgjerimi i kontributeve. Ndërsa që nga 1 janari, pensionistët do të përfitojnë dyfishim të bonusit.
Më shumë mbikëqyrje parashikohet edhe për tregun dhe mbrojtjen e konsumatorëve.
Sipas ministres Ibrahimaj, ekonomia shqiptare ka regjistruar një rritje të qëndrueshme prej rreth 4%, duke u pozicionuar më mirë se vendet e rajonit.


