Gjyqatërt dhe prokurorët që kërkojnë rishikimin e vendimeve të vettingut, tani do i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. Do të jetë kjo gjyktë që do të jap vendim nëse një magjistratë futet në sistemin apo jo. Kjo kompetencë i lind Kushtetuese pas pëfundimit të mandatit të Kolegjit të Poaacëm të Apelimit, që i përfundoi mandati në mes të qershorit. Por gjykqtarët Kushtetueses kanë vendosur ta kryejnë këtë proces me ndihmën edhe të ekspertëve të huaj, të ONM-së, që u mbaroi mandati në fund të tetorit. Por Kushtetuesja vendos rikthimin e tyre, përmes një rregullorje të fundit të miratuar.
“Në veçanti ata kanë të drejtë: a) të kenë akses në dosjen gjyqësore dhe në dokumentacionin që lidhet me çështjen e rivlerësimit, në përputhje me Kushtetutën dhe me legjislacionin në fuqi. Aksesi përfshin njohjen me aktet e dosjes, provat, dokumentet e administruara dhe materialet e tjera që kanë rëndësi për ushtrimin e funksioneve të monitorimit.”
Në këtë rregullore, ekpsetëtë e ONM-së do të kenë akses në dokumentet që përmbajnë informacion të klasifikuar, të dhëna personale të subjeketeve të rivelrësimit dhe të paaraqesin prova të tyre.
“Lidhur me gjetjet, vëzhguesi ndërkombëtar mund të kërkojë që Gjykata të marrë në shqyrtim prova ose të paraqesë prova të marra nga organet shtetërore, entitetet e huaja ose personat privatë, sipas ligjit; c) të jenë të pranishëm gjatë të gjitha fazave të shqyrtimit të çështjes, përfshirë dhomën e këshillimit dhe marrjen e vendimit.’
Ata do të jenë të pranishëm që në fazën e parë, atë të shqyrtimit në Dhomë Këshillimi, ku vendoset nëse një cështje kalon për vendimmarrje apo rrëzohet, dhe në vijim kur ata vendosin nëse një gjyqtarë apo prokurorë kalon testin e vettiungut apo mbetet. Ajo që do të bëjë Gjykata Kushtetuese është të shqyrtojë ankimimet dhe kërkesat e mbetura që lidhen me procesin e vettingut. Këtë proces Kushtetuesja vendosi ta kryejë me ndihmën e ekspertëve të ONM-së, në një vendim në të cilin vetëm gjyqtarja Sonila Bejtja është shprehur kundër./abcnews.al


