Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Policia gjobit 12 protestues në Tiranë, bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të së enjtes

schedule10:49 - 6 Nëntor, 2026

schedule 10:49 - 6 Nëntor, 2026

Policia e Tiranës ka vendosur 12 masa administrative ndaj personave që bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e së enjtes në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas njoftimit zyrtar, për secilin prej tyre është vendosur gjobë në vlerën 5 mijë lekë, në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1.

Protestuesit kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të efektivëve përmes megafonit për lirimin e rrugës.



Për 12 shtetasit janë plotësuar procesverbalet përkatëse për konstatimin e kundërvajtjeve administrative./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!