Shkoi me grip, humb jetën në mënyrë të mistershme 33 vjeçarja në Durrës

schedule14:16 - 10 Janar, 2020

schedule 14:16 - 10 Janar, 2020

Një 33 vjeçare ka ndërruar jetë sëfundmi në Durrës në rrethana ende të paqarta.

Romina Xhakoni Myftiu, 33 vjeçe, nënë e një vajze 8-vjeçare, kaloi një gjendje gripale pak ditë më parë duke u paraqitur në spitalin e Durrësit.

Pas kurës ajo është kthyer në shtëpi, por gjendja nuk është stabilizuar.

33-vjeçarja luftoi për jetën për gati 36 orë, por në 12 orët e fundit situata e saj shëndetësore është rënduar edhe më shumë, duke rënë në kolaps dhe organet jetësore nuk i funksiononin. E reja ndërroi jetë në orën 04 të mëngjesit të datës 8 janar, pasi jashtë funksioni i kishin dalë veshkat, si rezultat i temperaturës së lartë.

Mjekët dyshojnë për meningjit, megjithatë analizat e mëtejshme do të përcaktojnë shkakun e vërtetë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!