Një tjetër fitore, dhe një tjetër konfirmim.
Erblira Bici ishte sërish më e mira në parket në një ndeshje të Serisë A italiane të volejbollit për femra.
Ylli kuqezi udhëhoqi Valefolian në një sukses bindës 3-0 me sete ndaj rivali Talmasons, ndërsa konkurrenca ishte e fortë për çdo sulm.
Ajo mori përsipër barrën e gjithë ekipit, duke shënuar tri pikët vendimtare në setin e tretë, që u mbyll 25-23, e duke qenë realizuesja më e mirë.
Në total pati 17 pikë, nga të cilët 16 në sulm dhe një pikë direkt nga shërbimi.
Kjo do të thotë se ishte më e mira për të dyja skuadrat, pasi ylli tjetër I Valefolias, Bolconeti, këtë herë nuk luajti, ndërsa rusja Koçurina pati 11 pikë dhe italiania Franti 13.
Bici ka shënuar deri tani 88 pikë, ndërsa ka pasur edhe rotacion, shumë pranë më të mirave si Tolok, Frozini, Nemet, ndërsa në vendet e para të paprekshme mbeten Paola Egonu e Milanos, dhe kanadezja e Skandiçit, Van Rajk.
Megaboks Valefolia është në vendin e katërt, me pikë të barabarta me pikë të barabarta me vendin e tretë, duke mbetur vetëm prapa dy superfuqive të volejbollit italian si kampionia Koneliano, dhe pretendenti I madh, Milano.


