Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident i rëndë në Prrenjas/ Makina bie në greminë, shoferit i gjejnë dhe armë

schedule13:25 - 1 Nëntor, 2026

schedule 13:25 - 1 Nëntor, 2026

Një aksident i rëndë është regjistruar në fshatin Ferret, në bashkinë e Prrenjasit, ku një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një greminë rreth 150 metra të thellë.

Në timon ndodhej 21-vjeçari Renis Kalanxhi, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit. I riu është transportuar në spitalin e Librazhdit, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë këqyrjes së automjetit, policia ka gjetur brenda tij një armë zjarri tip pistoletë. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se i riu mund të jetë përfshirë në një konflikt fizik apo verbal përpara aksidentit.



Në automjet nuk është gjetur asnjë person tjetër. Ndërkohë, policia e Librazhdit ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, si dhe për të sqaruar lidhjen e mundshme mes konfliktit të dyshuar dhe aksidentit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!