Do t’i mbushë 42 vjeç në fund të dhjetorit.
Pra, ditëlindjen e ka shumë afër, por Lebron Xhejms vazhdon të mos ndihet I vjetër.
Basketbollisti më madh I epokës sonë, dhe konkurrenti I vetëm I Majkëll Xhordanit për më të mirin e historisë, dha një tjetër paraqitje të habitshme nëse ke parasysh moshën e tij të shtyrë.
Falë “Mbretit të koshit”, Filadelfia mundi sërish kampionen në fuqi të NBA-së, Nju Jork Niks, këtë herë në fushën e saj, me rezultatin aspak të keq 98-93.
Në një duel ku mbrojtjet dolën më të forta se sulmi, Xhejms iu afrua tripëll dabëllit, që do të ishte I 126-ti për të, në një karrierë vërtet të lavdishme.
Shënoi 20 pikë, kapi 9 topa në tabela e shërbeu 8 asistë, duke pasur edhe një vjedhje topi e një bllokim gjuajtjeje, ndërsa topin e humbi vetëm dy herë.
Një mrekulli për legjendën, në një ekip ku luajnë të tillë si Maksej apo Embijd.
Maksej ishte shënuesi më I mirë me 27 pikë, Embijd shkëlqeu më pak, ndërsa ekipi I kryeqytetit të parë amerikan është në krye të Konferencës Lindore në NBA, me 5 fitore e një humbje, baraz me Detroitin.
Duket se shanset për të luftuar për titull janë të gjitha, dhe Lebron mund ta fitojë trofeun e pestë në karrierë, një më pak se Majkëll Xhordan.


