Talenti i Chelsea, Callum Hudson-Odoi, ishte shumë pranë një kalimi te Bayern Munchen janarin e vitit të shkuar, si dhe në merkaton e verës. Megjithatë, ky transferim nuk u krye dhe Odoi rinovoi me Chelsean.
Pas më shumë se një viti nga ajo “telenovelë” e merkatos, Odoi është rikthyer të flasë, kësaj radhe pa doreza. 19 vjeçari pranoi se e tundonte ideja për të provuar një eksperiencë të re, por vendosi që të rinovojë me Chelsean dhe tani është shumë i lumtur.
“Nuk mund të them se isha pranë largimit, por më tundonte ideja e një eksperience të re dhe kisha një mendim për t’u larguar. Ajo që ndodhi në janar, ndodhi. Unë rinovova me Chelsea dhe jam i lumtur që jam këtu tani. Gjithçka po shkon shumë mirë”, tha talenti i Bluve të Londrës/abcnews.al