Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Artur Nura: Berisha po përpiqet të privatizojë protestën, i dha dimension të dhunshëm!

schedule08:39 - 30 Tetor, 2026

schedule 08:39 - 30 Tetor, 2026

Analisti Artur Nura, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News, ka komentuar retorikën e përdorur nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke u ndalur edhe te zhvillimet e protestës dhe përfshirja e opozitës në të.

Sipas Nurës, retorika e Berishës është e papranueshme, ndërsa kreu i demokratëve ndodhet në një situatë të vështirë politike. Analisti argumentoi se Berisha po përpiqet ta marrë nën kontroll protestën, duke larguar në njëfarë mënyre ata që e kishin nisur dhe organizuar atë prej muajsh.

Më tej, analisti u ndal te një tjetër element që, sipas tij, ka shqetësuar kreun e PD-së, buxheti i vitit 2027 dhe qasja e qeverisë ndaj kërkesave të studentëve dhe protestuesve.



Nura theksoi se qeveria e kryeministrit Edi Rama po përpiqet t’u përgjigjet kërkesave përmes investimeve në universitete, shëndetësi dhe mbështetjes për shtresat në nevojë, duke përmendur edhe uljen e tatimit mbi vlerën e shtuar.

“Retorika e Berishës është e papranueshme. Berisha është në situatë shumë të vështirë. Protestën po mundohet ta privatizojë dhe ka larguar ata që e kishin prej disa muajsh. Ardhja e Berishës i dha një dimension të dhunshëm. Por ka edhe një element tjetër që e ka shqetësuar Berishën që është buxheti i 2027, ku qeveria e zotit Rama është marrë me kërkesat e protestave paqësore, me kërkesat e studentëve duke sjellë në vëmendje që po investohet në universitete, shëndetësi, njerëzit në nevojë po themi me uljen që i bëri tatimit mbi vlerën e shtuar dhe të gjitha problemet e tjetër. Dhe po ndërton dialogun e parë Rama me ta që vjen nëpërmjet veprimeve. Sigurisht duhet negociuar më shumë me dialog, kërkesa me dialog vjen dhe nga Brukseli dhe kjo gjë e shqetëson Berishën”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!