Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Buxheti i vitit 2027/ Çoçoli: Vendosja e pragut për bizneset e vogla solli evazionin fiskal

schedule20:44 - 29 Tetor, 2026

schedule 20:44 - 29 Tetor, 2026

Gazetari Fatos Çoçoli ka komentuar çështjet e taksimit të bizneseve dhe formalizimit të ekonomisë në kuadër të Buxhetit të vitit 2027.

Çoçoli u ndal te bizneset e vogla dhe të mesme, duke theksuar se duhet të analizohet nëse masat fiskale prekin vetëm bizneset e vogla apo edhe ato të mesme. Sipas tij, vendosja e një pragu të lartë të xhiros ka krijuar mundësi që disa kompani të ndahen në njësi më të vogla për të shmangur detyrimet tatimore.

Ai e cilësoi këtë praktikë si “evazion të pastër fiskal”, ndërsa solli si shembull edhe Malin e Zi, duke e krahasuar me Shqipërinë sa i përket formalizimit të ekonomisë dhe pragut të TVSH-së.



Gazetari foli gjithashtu për peshën e TVSH-së në të ardhurat e shtetit, duke argumentuar se formalizimi i bizneseve mund të ndikojë në rritjen e të ardhurave dhe në krijimin e kushteve për konkurrencë më të drejtë në treg.

“Duhet të shihet a janë të gjitha bizneset e vogla apo ka dhe të mesme. Në momentin kur u vendos pragu, që është ndër më të lartët, të gjitha kompanitë e mesme që ishin me xhiro mbi këtë prag u ndanë në 5 njësi të tjera, evazion i pastër fiskal. Mali i Zi e ka formalitetin 5 për qind. Ne e kemi pasur 35, tani mendohet 32-33 për qind. Ne, me TVSH-në që është hambari i të ardhurave të shtetit, kemi 8.7 për qind, por dyfishin e ka Mali i Zi, sepse pragun e ka 30 mijë euro.

Kur ti kërkosh llogari që buka të mos jetë 100 lekë, por të jetë 86 lekë, do të shohësh që biznesi që nuk të jep atë faturën e mban 100. Supermarketi me faturë e ka çuar 86. Ti, si qytetar, do të shohësh. Qytetari do të shkojë tek më i liri, edhe biznesi që e mban me 100 lekë do të shohë supermarketin. Kjo është një masë që të nisë formalizimin.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!