Transferimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj nga burgu i Durrësit drejt burgut të Fierit është bërë për arsye sigurie dhe dokumenti është klasifikuar “sekret shttëror”.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thotë se urdhri i transferimit është firmosur sipas procedurave dhe në përputhje me ligjin, por dokumenti i klasifikuar si “sekret shtetëror” nuk mund të bëhet publik jashtë kushteve të parashikuara në ligj.
Ne nje reagim public sqarohet se vendimi për transferimin është kompetencë e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe se për rastin e Veliajt është njoftuar edhe Prokuroria.
Sa i përket trajtimit të Veliajt në burgun e Fierit, Drejtoria e Burgjeve thotë se ai është vendosur fillimisht në sektorin e observimit më 28 tetor, ndërsa më 29 tetor është takuar me drejtuesit përgjegjës, të cilët kanë dëgjuar pretendimet e tij dhe i kanë dhënë sqarime. Në përfundim, komisioni i pranimit ka vijuar me sistemimin e tij të plotë, në përputhje me vlerësimin individual dhe procedurat përkatëse.
Drjetoria e Burgjeve ka sqaruar se janë ndjekur procedurat e zakonshme dhe thekson se vetëm nga 16 deri më 27 tetor janë kryer 24 transferime të tjera.
Sqarimi erdhi pas veliaj u ankua dhe e quajti rrembim transferimin e tij. Po me heret gjate dites se enjte ne burgun e fierit u transferua dhe ergys agasi


