Moti – E enjte, 25 janar 2018

schedule12:56 - 25 Janar, 2018

schedule 12:56 - 25 Janar, 2018

Sipas MeteoAlb: Kthjellimet vijojnë dominimin e tyre në të gjithë territorin deri në orët e vona të pasdites kur shfaqen vranësira kalimtare në zonat Veriore.

Në mbrëmje por kryesisht gjatë natës vranësirat shtohen në Veri por do të shtrihen gradualisht deri poshtë, në zonat Qendrore të vendit.

Temperaturat e ajrit kanë qëndruar të ulëta gjatë orëve të mëngjesit por një rritje me 2°C do të pësojnë vlerat termike të mesditës.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë duke arritur shpejtësi deri 25 km/h nga drejtimi Lindor, ndërsa në det dallgëzimi mbetet 2 ballë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!