Në qendër të protestave të dhunshme të mbajtura në kryeqytet kanë qënë thirrjet për akte dhune ndaj forcave të policisë dhe institucioneve shtetërore por gjithashtu dhe mesazhet kërcënuese të shpërndara në rrjetet sociale nga protestuesit me maska.
Thirrje për dhunë gjatë protestave, oferta parash për sulme ndaj deputetëve, ministrave dhe njerezve publike, publikim i të dhënave personale të policëve dhe përdorim i një simboli nazist në një banderole janë disa nga rastet që janë identifikuar nga policia.
Pas verifikimeve nga Drejtoria e Antiterrorit dhe krimi kibernetik, Policia e Shtetit ka vene ne pranga nje person dhe ka proceduar penalisht 17 persona si autore te thirrjeve dhe nxitjeve per veprime te kunderligjshme.
Elton Xhura është ndaluar pasi dyshohet se ka dërguar një mesazh kërcënues në llogarinë e Facebook-ut të një subjekti privat, për vendosje të bombave në 3 godina të ndryshme. Ai akuzohet për veprën penale “Përhapja e informative të rreme që ngjallin panik”,
Ndërkohë policia ka proeduar 17 persona mes tyre dhe Andi Kurti e Gent Progni. Kurti bënte thirrje në Instagram për kryerjen e veprime të dhunshme por gjithashtu ka hapur një llogari në “GoFundMe”, për të mbledhur fonde duke mashtruar qytetarët se i rrezikohej jeta. Por pas thirrjes për dhunë dhe tentativës për të mashtruar qytetarët duke I marrë shuma parash 34-vjeçari prezantohej si gazetar duke mbajtur një bexh për t’iu shmangur kufizimeve dhe shoqërimit nga Policia.
Gent Progni i njohur si organizator që prej protestave të flamingove në mënyrë të përsëritur ka publikuar të dhëna personale, fotografi dhe video të punonjësve të Policisë së Shtetit, me komente fyese, denigruese dhe akuzuese. Gjithashtu, në llogarinë që administron Progni janë evidentuar postime me paralajmërime me karakter kërcënues ndaj institucioneve shtetërore.
Përgjatë 2 javevë protestash të dhunshme nuk kanë munguar thirrjet ku nxiteshin aktet e dhunës kundrejt deputetëve. Për këtë është proceduar një 51-vjeçar I cili ka postuar video në rrjete sociale, nëpërmjet të cilave ka ofruar shuma parash për kryerjen e veprime të dhunshme ndaj përfaqësuesve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave. Aktet e dhunes fizike cenuan sigurine fizike te disa deputeteve, ndersa njeri prej tyre klevis balliu, u dhunua fizikisht dhe u hoddh ne lane.
Në mesin e të proceduarve është dhe një 50-vjeçar I cili ka postuar shkrime me permbajtje antikushtetuese si dhe një 20-vjeçar I cili gjatë një proteste, ka vendosur në fasadën kryesore të Universitetit Politeknik, një banderolë që përmbante simbol nazist ndaj për të rëndon vepra penale “Shpërndarja e shkrimeve antikushtetuese”.
Policia ka referuar në prokurori edhe 12 persona të tjerë, të moshave nga 18 deri në 46 vjeç, të dyshuar se kanë bërë thirrje për veprime të dhunshme përmes shkrimeve, mesazheve dhe komenteve në platforma të ndryshme online.
Përveç këtyre rasteve, janë referuar edhe tetë llogari në rrjetet sociale, në të cilat dyshohet se janë publikuar thirrje për dhunë gjatë protestave. Njëra prej tyre, në Instagram, po hetohet edhe për përhapje të informacioneve të rreme që ngjallin panik.
Për herë të parë, Policia e Shtetit po ndërmerr një aksion të tillë, duke vënë nën hetim personat që nxisin dhunën, cënojnë sigurinë e institucioneve dhe deputetëvë, si dhe ndaj personave që përdorin rrjetet sociale për të përhapur mesazhe kërcënuese dhe thirrje antikushtetuese.


