Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

  • Të ikë Edi Rama 69%
  • Të ruajë shtetin dhe rrugën europiane të vendit 31%
  • Të bëjë kompromis me Berishën 1%
Loading ... Loading ...
 

Rama paralajmëron dhunuesit: Doni kokën time se nuk doni Europën

schedule15:19 - 28 Tetor, 2026

schedule 15:19 - 28 Tetor, 2026

TIRANË- Protestuesit në rrugë, kryeministri në zyrë. Nga këtu ai dha një përgjigje të prerë për thirrjet që kanë nisur prej fillim qershorit, e që këto dy javët e fundit u shoqëruan me hedhje gurësh e djegie kudo.

Ai theksoi sërish objektivin për integrimin e vendit në BE-së, me mbylljen e kapitujve në fundi të vitit tjetër. Arsyeja kryesore që, sipas tij, ai dhe qeveria po sulmohen, dhe motivi kryesor përse ai do të vazhdojë.

Dhuna nuk do të imponohet, theksoi Rama, duke shtruar një pyetje që në fillim. Ndërsa batutat ndaj Berishës kësaj radhe munguan, një orë pas goditjes nga ai, Arlind Qorit i erdhi edhe një silurë nga Edi Rama.



“Dhe si kryeministër, me dialog e koordinova përpjekjen e përbashkët me studentët për Paktin për Universitetin, pas protestës masive të vitit 2018. Edhe atëherë, u deshën disa javë që të niste dialogu, sepse edhe atëherë, po ata tipa të mbrapshtë mes pedagogëve tuaj, nga një qorr neo-komunist tek ca të verbër demokratikas, bashkë me të reja e të rinj që u venin pas si ithtarët idhujve të rremë, bënin po këtë punë që bëjnë sot: ‘’S’ka dialog, plotëso pikat tona’’, tha Rama.

Kryeministri nuk kurseu, por zgjeroi listën e emrave dhe të programeve nga ekranet e korruptuara, që kësaj radhe përfshinë dhe ato që japin “reality show”.

Por për studentët dhe protestën e tyre reale, kryeministri dha disa lajme të mira. Ftesa për dialog nuk mungon së përsërituri, por tani ishte kryeministri që vuri një kusht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!