Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Miqësore luksi për Shqipërinë U21/ Kombëtarja kuqezi do të luajë kundër Spanjës më 17 nëntor

schedule12:42 - 28 Tetor, 2026

schedule 12:42 - 28 Tetor, 2026

Federata e Futbollit ka zyrtarizuar edhe ndeshjen e dytë miqësore të Kombëtares U-21 për muajin nëntor. Kuqezinjtë do të përballen me Spanjën U-21 më 17 nëntor, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”.

Pas miqësores me Luksemburgun, të programuar më 13 nëntor, sfida ndaj Spanjës përbën një tjetër test të rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Alban Bushi, në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21 2027.

Përballja me një nga përfaqësueset e njohura të futbollit europian në këtë grupmoshë do t’i shërbejë ekipit kuqezi për të vijuar punën dhe për të fituar eksperiencë në prag të sfidave të ardhshme.



Shqipëria është një nga vendet organizatore të Kampionatit Europian U-21 2027 dhe e ka të garantuar pjesëmarrjen në fazën finale të këtij kompeticioni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!