Eksperti i ekonomisë, Artur Ribaj thotë se protestat e dhunshme në kryeqytet, kanë shkaktuar pasiguri në sistemin bankar, edhe në lidhje me kreditimin.
Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Ribaj u shpreh se më shpejt që kthehet normaliteti, më pak kosto do të ketë.
Ribaj shtoi se problemi është klima, por edhe imazhi i krijuar nga dhuna.
“Patjetër, këtë do e lidhja me vijueshmërinë. Sa më shpejt të kthehet shteti në normalitet, të mos shtohen kostot. Problemi qëndron në klimën e shkaktuar. Banka jep para për të marrë paratë. Kur e sheh që ka pasiguri, do ketë stepje apo do rrisë normën e interesit. Në mosfunksionimin normal të tyre, sjell vonesa dhe pengesa. Paçka se bankat janë të gatshme për shërbim, duan një orë e më parë të kthehen në normalitet. Rreziqet dhe pasiguritë për ne, në banking kthehet në kosto më të larta. Është herët, por po e lidh me periudhën e zgjatjes. Ende po vazhdon situata”, theksoi ai./abcnews.al


