Një person është vrarë me mjete të forta në fshatin Zdrajsh të Librazhdit. Konflikti ka nisur për prerjen e disa pemëve në këtë fshat, ndërsa autori, i cili dyshohet se është i semurë mendor u arrestua pak orë pas ngjarjes.
51-vjeçari ishte duke pastruar nga degët e pemëve këtë rrugë. Kur një tjetër bashkëfshatar e godet me sëpate në kokë.
Pse po pret pemët e tokës time, i tha ai dhe fundi i debatit përfundoi me vrasje.
Ngjarja ndodhi në fshatin Zdrajsh të Orenjës së Librazhdit.
Viktima është Idriz Byci , babai i pesë fëmijëve, kurse autori i dyshuar është Fiqiri Haskurti.
Pemët sipas banoreve pengonin qarkullimin e automjeteve.
“Ka qenë duke punuar në rrugë, shoferi, kryeplaku dhe ky i ndjeri. Është godit me sëpatë, por as ata nuk e dinë se si ka ndodh sepse kanë qenë në makinë lart. Vetëm u ka thënë çojeni në spital po deshët. Kaq dimë. i sëmurë ka qenë”.
“Bllokoi makinat kur kaloi këtu dhe i priste kryeplaku vetë, se këtu ka një punëtor, që të mos kishte konflikte. Jo nuk punonte ky e kishte marrë për qejf. Se si i hemi ne pleqtë, mesa duket i kishte ardh, ai si i themi minuti”.
Policia njoftoi fillimisht se Haskurti u largua nga vendi i ngjarjes, por jo shumë vonë u vendos në pranga. Ai qëndronte i fshehur në një shtëpi të braktisur larg fshatit.
Sipas informacionit zyrtar, 51-vjecari, Idriz Byci ka qenë duke pastruar rrugën në fshat, kur është perfshire ne nje konflikt verbal me 50-vjecarin Haskurti.
Por sherri rezultoi fatal.
Dyshohet se 51-vjeçari është i sëmurë mendor./abcnews.al