Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Rezultati duhet të kthehet në më shumë të drejta

schedule09:26 - 26 Tetor, 2026

schedule 09:26 - 26 Tetor, 2026

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke e cilësuar atë si një fitore të bashkimit, dinjitetit dhe përfaqësimit politik.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, kreu i shtetit theksoi se ky rezultat duhet të përkthehet në më shumë të drejta për shqiptarët dhe në dhënien fund të diskriminimit ndaj tyre.

“Fitorja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është fitore e bashkimit, dinjitetit dhe përfaqësimit politik”, shkruan Begaj.



Presidenti e vendosi theksin te hapat që duhet të pasojnë këtë fitore, duke kërkuar që rezultati të sjellë përmirësime konkrete në respektimin e të drejtave dhe garantimin e barazisë.

“Tani ky rezultat duhet të kthehet në më shumë të drejta, barazi dhe fund të diskriminimit. Shumë urime!”, përfundoi mesazhin kreu i shtetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!