Jo vetëm një humbje, pasi disfata në Champions League, 4-1 në fushën e debutuesëve të Como u jetua dhe vazhdon të jetohet si një dështim historik te Manchester United.
Faturën e gjithë kësaj pritet ta marrë trajneri Michael Carrick. Mediat angleze janë të sigurta se shkarkimi nga detyra e ish mesfushorit, hero në sezonin e fundit, është e sigurtë.
Nuk ka dyshime për këtë edhe vetë trajneri, që në fundin e ndeshjes kundër Como shkoi I vetëm t’iu kërkonte ndjesë tifozëve në tribunë.
Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat në vend, në klubin e “Djajve të Kuq” kanë nisur të kërkojnë trajnerin e ri, që do t’I ngarkohet revolucioni i radhës për të kthyer skuadrën te historia e saj e lavdishme.
Në krye të listës së pretendentëve është Antonio Conte, tekniku italian, që vetëm pak ditë më parë pohoi se është në kërkim të një ekipi që ka humbur lidhjen me të shkuarën.
Manchester United plotëson më së miri këtë kusht, pasi prej vitesh jeton vetëm me zhgënjime.
Përveç Antonio Contes, ka edhe tre kandidatë të tjerë për postin e trajnerit te United. Bëhet fjalë për Julian Nagelsmann, ish tekniku i Bayern dhe kombëtares së Gjermanisë, Fabian Hürzeler, i cili aktualisht drejton Brighton dhe Eddie Hoëe, i cili është i lirë pasi në fund të sezonit të shkuar u largua nga Neëcastle.


