Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla e cilësoi të parpanueshme përdorimin e të miturve për dhunë në protestë.
Për gazetarët, Balla u shpreh se drejtues të PD kanë paguar të mitur për të kryer akte dhune në kryeqytet.
Balla shtoi se selia e PS u godit me porosi të kryedemokratit Sali Berisha.
“Ajo që bëri një prokuror i Tiranës, që njihet për lidhjet politike me PD. Drejtësia respektohet, i vetmi institucion që meriton respekt, quhet SPAK. Kur vihet zjarr te Gjykata e Lartë, ministritë dhe një prokuror firmos mos çuarjen në gjykatë, iu referova një rasti, nëse ka 23 pushim çështje të menjëhershme edhe pse u dogj Gjykata e Lartë. Është e papranueshme që fëmijët 17-vjeçarë të përdoren për dhunë. A kanë dëshmuar në prokurori se janë dërguar me para? A ka drejtues të PD që kanë paguar 10 mijë lekë apo më shumë, për të udhëzuar fëmijë 17-vjeçare? 115 të kërkuar për zjarrvënie strehohen në selinë e PD.
Sali Berisha është instruktori i goditjes së PS. Ne e dinim që Sali Berisha do dërgonte njerëzit e vet. PS do ta mundë bashkë me Edi Ramën, edhe në 2027, edhe në 2029. Anëtarët e PS, kanë edhe ata të drejtë të jenë të punësuar. Janë aty. Dallimi mes PS dhe SHQUP-it, është se militantët ishin aty për të mbrojtur selinë, PD fsheh të mitur që kërkohen për dhunë”, theksoi ai./abcnews.al


