Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjyqi për Metën vijon pa avokat/ Vendimi nga GJKKO pas bojkotit të avokatëve

schedule11:26 - 22 Tetor, 2026

schedule 11:26 - 22 Tetor, 2026

Gjykata e Posaçme vendos që gjyqi për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin të vijojë edhe pa avokat. Vendimi erdhi pasi,  përveç avokatëve të zgjedhur nga të pandehurit, që nuk marrin pjesë për shkak të bojkotit, edhe dy avokatët e ndihmës juridike falas e refuzuan thirrjen e gjykatës.

Njëra pale ka paraqitur si argument që nuk merr pjesë për shkak të bojkotit, ndërsa tjetra ka parashtruar si pretendim se nuk është rasti kur mund të ofrohet ndihma juridike falas. Gjykata i vlerësoi të papërligjura kërkesat e të 4 avokatëve për të mos përfaqësuar Metën dhe Kryemadhin dhe për dy avokatët e zgjedhur vendosi gjobë 20 mijë lekë dhe për ata të ndihmës juridike 5 mijë lekë.

Seanca e radhës u caktua për në datën 29 tetor, ora 11:00, dhe ndaj Metës u pezulluan afatet e paraburgimit. Ndërkohë, në seancë nuk u paraqitën edhe prokurorët e çështjes dhe SPAK-u u përfaqësua nga prokurori Vladimir Mara. Vetë Meta, në një deklaratë të shkurtër, tha se është i gatshëm të mbrohet edhe vetë dhe se kjo është një lojë për zvarritje.



Ai tha se kishte takuar në ambientet e gjykatës edhe kryetarin e Dhomës së Avokatisë, të cilit i kishte kërkuar zgjidhje dhe ai i kishte thënë se sot kishte një takim për situatën në KLGJ. Po ashtu, Meta tha se sot mungonte prokuroria dhe qëllimisht kishin dërguar prokuror tjetër për t’i pezulluar afatet e paraburgimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!