Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pas “studentëve”, vijnë “pedagogët”. Udhëhiqen nga Argita Berisha

schedule13:18 - 20 Tetor, 2026

schedule 13:18 - 20 Tetor, 2026

Pas shtatë ditësh protestë të dhunshme, qeveria ofroi dialogun me studentët dhe jo më në zyrë, por në sheshin ku zhvillohet protesta. Disa karrige u nxorën nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me një fletë thirrje për dialog e cila mori një përgjigje vetëm disa orë më pas.

Protestues me në krye pedagogë hodhën disa karrige të vendosura nga kryeministri që ishin mbetën bosh për disa orë i hodhën në drejtim të policisë apo në drejtim të hyrjes së kryeministrisë. Por ndryshe nga ditët e tjera, protesta e ditës së sotshme ka disa elementë ndryshe.

Janë pedagogët që i prijnë kësaj proteste, por sindikata e pedagogëve sot udhëhiqet nga dhëndri dhe vajza e kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, dhe prania e tyre duket se ka dhënë edhe efektet e para.



Ajo që u vu re sot, ndryshimi i strategjisë, ku protestuesit shkonin fillimisht te Ministria e Arsimit dhe më pas zhvendoseshin te kryeministria.

Protesta sot është zhvendosur deri tek kryeministria ndërsa numri i pjesëmarrësve duket të jetë më i ulët se më parë. Ndërkohë deri më tani duket gjithashtu se mungon ‘grupi i zjarrit’./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!