Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, deklaroi se 15 të mitur të tjerë pritet të shpallen në kërkim policor në lidhje me ngjarjet e ndodhura gjatë protestës.
Karamuço tha se autoritetet po analizojnë pamjet filmike për të identifikuar personat e përfshirë në veprime të paligjshme, ndërsa theksoi se vjedhja e bankomateve përbën vepër penale dhe dënohet me ligj.
“Në informacionet që kam janë edhe 15 të mitur të tjerë që do shpallen në kërkim policor. Po merren pamje filmike. Vjedhja e bankomateve është vepër penale dhe dënohet. Nëse paralizon sistemin dhe kërkon përmbysje me dhunë janë akte terroriste.”, tha Karamuço.
Deklaratat e ekspertit vijnë në një kohë kur vijojnë diskutimet për përgjegjësinë ligjore të personave të përfshirë në aktet e dhunshme gjatë protestës dhe identifikimin e tyre nga autoritetet.
/abcnews.al/


