Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Milan, “djall” për një orë/ Skuadra kuqezi kryeson 3-0, por në fund mund 3-2 Atalanta

schedule11:12 - 19 Tetor, 2026

schedule 11:12 - 19 Tetor, 2026

Milan kthehet te fitorja në Serinë A. Skuadra kuqezi mundi 3-2 Atalantën dhe i kujtoi tifozëve në “San Siro” kohët e lavdishme në Itali dhe Europë. Por ky diskutim vlen vetëm për orën e parë të ndeshjes, ku të besuarit e Ruben Amorim dominuan në çdo component të lojës.

Të zotët e shtëpisë morën shpejt kontrollin dhe dërguan topin në rrjetë që në minutën e 13-të, por sistemi VAR prishi festën e Pulisic. Por epërsia e Milan nuk do të vononte. Goncalo Ramos goditi saktë nga pika e penalltisë në minutën e 24-rt, për të ndryshuar rrjedhën e sfidës.

Kuqezinjtë vijuan dominimin e tyre dhe në fundin e pjesës së parë dyfishuan shifrat me Adrian Rabiot. Pushimi në dhomat e zhveshjes nuk e zbehu lojën e milanistëve, që në fraksionin e dytë fituan një tjetër 11 metërsh. Por këtë herë Goncalo Ramos gaboi nga pika e bardhë.



Asnjë problem, pasi në vijimin e goditjes së këndit, vendasit shënuan golin e tretë me Mario Gila në minutën e 58-të. Kjo duhet të ishte goditja e KO për Atalantën, por në të vërtetë rezultoi ajo që zgjoi bergamaskët.

Meritë edhe e Milan, që lëshoi fushën, duke rrezikuar seriozisht edhe fitoren. Gaetano në minutën e 66-të rihapi garën, ndërsa Krstovic në të 81-të ngushtoi në 3-2 rezultatin e sfidës. Gjithsesi, skuadra e Sarri nuk mund të bënte më shumë se kaq, ndërsa në fund festa ishte për Milan, që me 15 pikë ngjitet në vendin e katërt, me katër pikë më pak se kryesuesit e Inter./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!